SPB Tetovë: Policia do të jetë e pranishme në terren për të garantuar një proces zgjedhor të drejtë në Bërvenicë
SPB Tetovë njofton se gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komunës së Bërvenicës, Sektori për Parandalim pranë SPB Tetovë realizoi kontakte me të gjithë kandidatët dhe shtabet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme lokale në Komunën e Bërvenicës që do të mbahen më 18 tetor 2026.
Siç thonë nga SPB, takimet janë mbajtur me qëllim koordinimin e agjendave të tyre, zhvillimin e sigurt të fushatës si dhe respektimin e të gjitha rregullave dhe dispozitave ligjore për zhvillimin paqësor të fushatës zgjedhore dhe të vetë zgjedhjeve.