Gazetare: Ajnur Bafqari
Të pakënaqur nga vendimi i fundit i Qeverisë, specializantët privatë për të tretën ditë me radhë vazhduan grevën. Ata vlerësojnë se vendimi i Qeverisë për zgjidhjen ligjore pas zgjedhjeve nuk plotëson asnjërën prej kërkesave të tyre dhe vetëm janë përdorur premtimet e njëjta të rrejshme, që i kanë dëgjuar tashmë disa herë. Greva do tw vazhdojë edhe më tej.
“Të gjithë mund të pajtohemi se kjo grevë në të cilën luftojmë për atë se kur, çfarë dhe si marrim ne si mjekë privatë specializantë, është çështje politike. Ku për fat të keq, është qartë se pas këtij vendimi për hedhjen poshtë të përmirësimit të statusit tonë është konfirmuar fakti se për ne nuk ka vend në këtë shoqëri….00:42 Akoma nuk kemi marrë përgjigje se në bazë të çkahit përmirësimi I statusit tonë është I pamundur momentalisht. Zemërimi dhe indinjata ynë ka rrënjë shumë më të thella se sa zgjedhjet, siç tha ministri.
Pikërisht neutraliteti ynë dhe kundërshtimi direkt ndaj ofertave që të kyçemi në ndonjë tabor, që ta meritojmë vendin e punës, është motivi që të regjistrohemi si specializantë privatë”, u shpreh njëri nga specializantët.
Profesoresha në klinikën për reumatologji, Lubinka Damjanoska Krstiq u dha mbështetje specializantëve privatë duke nënvizuar se ata kryejnë shumë punë, por në këmbim nuk e marrin vlerësimin e duhur. Ajo thotë se pa këta specializantë repartet shumë rëndë po funksionojnë, ndërsa kërkon nga autoritetet që të gjendet zgjidhje për problemin e tyre.
“Më shqetëson shumë, para pak kohësh humba një specializante që 13 vite e kam edukuar që të bëhet reumatolog, para asaj e humba edhe një tjetër që shkoi në Gjermani dhe vërtetë problemi është shumë i madh, barra është mbi ne, ndërsa ne tashmë jemi në një moshë që na duhet shumë ndihmë. Për shembull unë për momentin nuk kam asistent dhe vërtetë më nevojitet ”, deklaroi Lubinka Damjanoska Krstiq, “Klinika për reumatologji”.
Qeveria në seancën e djeshme vendosi që menjëherë pas zgjedhjeve të përgatiten propozim zgjidhje ligjore me të cilat do të parashihen të drejtat e përgjithshme dhe obligimet e specializantëve privatë. Specializantët kërkojnë rritje të pagës dhe rregullim të statusit të tyre. Aktualisht ata bojkotojnë tërësisht procesin e punës. /Alsat.mk