Specialja, aktakuzat në maj

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë miratuar dje rregullat e procedurës dhe të provave, dy muaj pas emërimit të gjyqtarëve të saj. Gjykata tashmë mund të jetë funksionale në maj të këtij viti

Gjykata Speciale mund të jetë funksionale pas dy muajve, përkatësisht prej muajit maj të këtij viti. Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë miratuar dje rregullat e procedurës dhe të provave, veprim ky që nënkupton se gjykata e re tashmë në aspektin juridik mund të jetë operativ brenda dy muajve.

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ia ka referuar dje Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese Rregulloren e Procedurës dhe të Provave. Ky referim vjen pas miratimit të Rregullores së Procedurës dhe të Provave në seancën e parë plenare të gjykatësve të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Duke qenë se në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe në Zyrën e Prokurorit të Specializuar përcaktohet se Kodi i Procedurës Penale i Kosovës nuk është i zbatueshëm në Dhomat e Specializuara, paraprakisht duhej të miratohej Rregullorja e Procedurës dhe e Provave, e cila rregullon kryerjen e procedurave gjyqësore në të gjitha nivelet e dhomave të specializuara: Në Dhomën e Gjykatës Themelore, në Dhomën e Gjykatës së Apelit, në Dhomën e Gjykatës Supreme, si edhe në funksionet e gjykatësit paraprak.

Gjykatësit e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese miratuan rregulloren e tyre procedurale që do të përfshihet në Rregulloren e Procedurës dhe të Provave. Rregullorja e Procedurës dhe e Provave i kushton rëndësi mbrojtjes së dëshmitarëve, viktimave dhe personave të tjerë të rrezikuar për shkak të dhënies së dëshmisë ose të bashkëpunimit të tyre me Dhomat e Specializuara.

Në tërësi, Rregullorja e Procedurës dhe e Provave synon të fuqizojë paanësinë, drejtësinë, shpejtësinë, efikasitetin, ndershmërinë dhe sigurinë e procedurave të Dhomave të Specializuara, duke respektuar njëkohësisht Kushtetutën dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme