Specialja, arsyeja për zgjedhjet e parakohshme!

Gjykata Speciale është njëra prej arsyeve se pse po kërkohet të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Kjo pasi që funksionalizimi i tërësishëm i kësaj Gjykate pritet ta godasë skenën politike, gjegjësisht disa figura të cilat janë pjesë përbërëse e partive politike në Kosovë.

Kështu së paku vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët konsiderojnë se po qe se shkohet në zgjedhje para aktakuzave të para, atëherë partitë në pushtet, veçanërisht PDK-ja, mund t’i fitojë sërish zgjedhjet, në të kundërtën, sipas tyre, mund të ngelet edhe në opozitë.

Nga ana tjetër, Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë miratuar para dy dite rregullat e Procedurës dhe të Provave, dy muaj pas emërimit të gjyqtarëve të saj.

Si rrjedhojë e kësaj njohësit e çështjeve juridiko-kushtetuese konsiderojnë se aktakuzat e para mund të ngrihen shumë shpejt.

Sipas tyre, ndërrim të skenës politike do të ketë, por jo destabilizim të situatës. /Zëri/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme