Specialja pa asnjë kosovar

Formalisht, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pjesë e gjyqësorit të Kosovës.

Ato obligohen të respektojnë liritë dhe të drejtat e njeriut, të mishëruara në kapitullin e dytë të Kushtetutës, në të cilin është e listuar edhe e drejta për mosdiskriminim në procesin e punësimit, shkruan sot Koha Ditore.

Por shtetasve të Kosovës nuk u njihet as e drejta e aplikimit, jo vetëm për gjykatës e prokurorë, por as për punonjës të administratës.

Në Speciale kanë dhënë një arsyetim, që nuk gjen mbështetje as në Kushtetutë, as në ligje dhe as në letërkëmbimin, mbi bazën e të cilit është krijuar Gjykata që do t’i trajtojë pretendimet e senatorit Dick Marty.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme