SPIN-i: Si e nxorri “bllof” Veliaj-Pampurin me të vdekurin tek Unaza

Përplasja prej një viti tek Unaza është shoqëruar edhe me një luftë të madhe mediatike si edhe element të fortë të propagandës për të arritur në qëllimin final, prishjen e shtëpive të banorëve.

Kjo po ndodh sot, dhe sigurisht nuk mund të mungonin elementë të propagandës.

Gjatë një lidhjeje live me Abc News, ish-deputetja demokrate njoftoi publikisht se një person tek Unaza e Re kishte ndërruar jetë pas përplasjes me policinë.

sh-deputetja tha se e kishte marrë nga banorët përreth lajmin se personi në fjalë kishte ndërruar jetë dhe pikërisht këtu nis problemi i këtij njoftimi të rëndë publik.

Me të dëgjuar në vesh se një person kishte vdekur dhe si duket e painformuar për elementet e propagandës, Pampuri e hodhi direkt informacionin në media duke mos menduar se po bënte një autogol të madh për vete dhe kauzën e banorëve të Unazës.

Në këtë moment fillon lëvizja e atyre që me gjasë e futën me dashje në kurth Pampurin. Pasi e kishin bërë të thoshte një gënjeshtër në publik, tani kishte ardhur momenti për nxjerrë “bllof” Pampurin dhe banorët e Unazës njëkohësisht.

Nuk zgjati shumë dhe fotot e Mahmut Imallarit të shpallur të vdekur filluan të hidhen në media. Përveç disa gërvishtjeve, Imallari ishte si kokrra e mollës.

Për fat të mirë nuk pati asnjë viktimë, dhe për fatin e keq të sajin keq Oriola zbuloi se u fut në kurth, kurse banorët e Unazës u lanë vetën nga opozita sot, kur ishte dita finale e tyre e përballjes me pushtetin.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme