Spitali klinik i parë dhe më i madhi privat në vend “Axhibadem Sistina” ka shënuar 15 vjetorin e themelimit të tij. Sipas drejtuesve të këtij institucioni, hapja e spitalit më 7 prill 2010 shënoi fillimin e një qasjeje të re të integruar ndaj kujdesit mjekësor. Pesëmbëdhjetë vjet nga hapja e tij, sot “Axhibadem Sistina” është sinonim i besimit, sigurisë dhe cilësisë, një spital që dikton trendet e mjekësisë moderne në vend në disa fusha të tij. Me rastin e jubileut të madh, Spitali klinik “Axhibadem Sistina” do t’u ofrojë pacientëve të tij zbritje promovuese prej 15% në të gjitha shërbimet shëndetësore. Zbritja do të jetë e vlefshme nga data 7 Prill, për 15 ditë.
“Gjatë 15 viteve të fundit në spital janë kryer 205.000 ndërhyrje kirurgjikale, janë bërë 1.950.000 ekzaminime dhe besimin për t’u trajtuar në spitalin “Axhibadem Sistina” e kanë marrë mbi 1 milion pacientë nga vendi dhe rajoni. Fokusi i historisë së suksesit të ‘Axhibadem Sistina’ janë njerëzit, mjekët, infermierët dhe i gjithë stafi shumë i kualifikuar, të cilët me ekspertizën dhe përkushtimin e tyre krijojnë një mjedis ku çdo pacient merr kujdes të lartë. Sot, ‘Axhibadem Sistina’ është gjigant i shëndetësisë me 1200 punëtorë. Për shëndetin e pacientëve kujdeset një ekip prej 226 specialistësh nga fusha të ndryshme, 436 infermierë dhe staf tjetër sekondar mjekësor, si dhe shërbime të tjera ndihmëse”, tha Nikolla Pançevski, mjek.