Spitali i Zemrës në Ohër është ende në pritje të një angiografi

Gazetar: Miki Trajkovski

Për vite me radhë, Qendra për Sëmundje Kardiovaskulare në Ohër, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë angiograf të ri, por assesi ta marrë atë. Të gjitha premtimet deri më tani mbeten vetëm fjalë boshe. Është një pajisje që trajton pacientët me sëmundje kardiovaskulare nga e gjithë pjesa jugperëndimore e Maqedonisë, por edhe nga Shqipëria fqinje.

“Është tepër e nevojshme, sepse punojmë me aparat angiografik. Të gjitha procedurat dhe pacientët me zgjedhje, të cilat janë planifikuar më parë dhe ndërhyrjet emergjente kryhen në atë aparat angiografik dhe stimulues kardiakë, kështu që nevoja është mësa e nevojshme, ” tha Tegovska – Drejtoreshë e Qendrës për Sëmundje Kardiovaskulare-Ohër.

Asnjë pushtet deri më tani nuk ka treguar mirëkuptim për të zgjidhur këtë çështje, megjithëse spitali dihet se është i dyti më i madh në vend, pas klinikës së kardiologjisë në Shkup. Nevojitet edhe një sallë tjetër operative, e cila do të zvogëlojë listën e pritjes, e cila tani është e gjatë.

“Lista e pritjes në vendin tonë është një muaj e gjysmë deri në dy muaj, por sigurisht që do të shkurtohej shumë nëse do të kishim një aparat tjetër angiografik, i cili është me të vërtetë i nevojshëm për ne, gjithashtu kemi një projekt që është përpiluar dhe dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë, për një sallë tashmë ekzistuese që kemi, që do të thoshte se asgjë nuk duhet të sendërtohet eventualisht vetëm të rinovohet dhe të pajiset ajo sallë, e cila tani është spitali ynë i përditshëm, që aparati i ri angiografik të jetë atje,” deklaroi Tegovska – Drejtoreshë e Qendrës për Sëmundje Kardiovaskulare-Ohër

Shpesh, pajisja, e cila për shumë njerëz do të thotë jetë, është në defekt, prandaj pacientët dërgohen në klinikat e Shkupit dhe procedurat kirurgjikale shtyhen. Pyetëm Ministrinë e Shëndetësisë se kur do të siguronin një angiograf të ri dhe nëse buxheti i ri siguronte para për të, por nuk morëm përgjigje. Spitali mbulon një territor prej më shumë se 350.000 banorë, kryhen mbi 2.500 procedura ndërhyrëse në vit dhe kryhen më shumë se 120 ekzaminime të specializuara çdo ditë. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme