Personeli mjekësor në spitalin e fëmijëve “Kozle” me letër të hapur drejtuar kryeministrit Hristijan Miskoski dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. Kërkojnë shkarkimin e drejtoreshës së “Kozles”, Karolina Simonovska, pasi siç thonë me veprimet e saj po e shkatërron spitalin, ku dhe ka pasur një sërë dorëheqjesh dhe largime nga puna. Në letër gjithashtu thuhet se anëtarët e brendshëm të Bordit Drejtues janë shkarkuar në mënyrë të paligjshme, janë larguar nga puna punonjësit gjatë pushimit mjekësor, drejtoresha ka ndërhyrë në të drejtën ligjore të punonjësve, duke ndaluar paraqitjen e ankesave dhe dorëzimin në kohë të dokumenteve të nevojshme pranë Komisionit Shtetëror të Shkallës të Dytë. Vazhdimisht akuzon kolegët për paaftësi në organizim, punë të pakujdesshme. Në kulmin e sezonit të infeksioneve respiratore ka ulur numrin e personave në detyrë, ka ushtruar vazhdimisht presion psikologjik dhe mobing ndaj mjekëve dhe personelit tjetër, duke krijuar kështu pasiguri, frikë dhe kushte të shqetësuara për funksionimin normal, thuhet ndër të tjera në letrën e punonjësve të spitalit “Kozle”. /Alsat.mk