Spiunazhi rus në Gramsh, Peleshi: Në bazën e Kuçovës jemi më vigjilentë, alarmi i kuq ndizet kur…/ Çuçi: S’do i vendosim nga një agjent çdo turisti!

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se Agjencia shqiptare e Inteligjencës mban në vëzhgim cdo person vendas apo të huaj të dyshimtë kur bëhet fjalë për bazat ushtarake, e po kështu veprohet edhe në rastin e bazës së Kuçovës që do shërbejë për NATO-n.

 

“Për cdo shtetas vendas apo të huaj, për të cilin nga struktura e agjencisë së Inteligjencës vërehen veprime të dyshimta, ju përmendët bazën e Kuçovës, nuk është i njëjti status, vëmendja jonë e vëzhgimi është më vigjilentë patjetër nëse vërejmë se në Kuçovë ka më shumë që nuk është e zakonshme të ketë turizëm këto patjetër sipas procedurave mbahen në vëzhgim, por pa cenuar lirinë e qytetarëve shqiptarë e të huaj. Ne jemi vend turistik, ka një manual se kur ndizet alarmi i kuq për lëvizjet e dyshuara të arsyeshme apo paarsyeshme të një shtetasi. Gjatë stërvitjeve ushtarake, kur ka dhe forca të vendeve aleate e shtojmë vigjilencën e kemi mbajtur në vëzhgim lëvizjet e dyshimta“, tha Peleshi.

Ndërkohë edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se turistët mbahen në vëzhgim kur ka informacione për aktivitet të dyshimtë të tyre.

“Kur je vend i lirë dhe kur ke një regjim vizash për turistësh do i lësh të lirë, në momentin kur kërcënojnë apo kryejnë vepër penale do trajtohen si të tillë. S’do i vendosim nga një agjent çdo turisti rus që vjen në Shqipëri, institucionet gjithmonë kanë reaguar me profesionalizëm dhe në këtë rast, institucionet kanë reaguar në kohë. Nuk është vendi që çdo turisti që ne i kemi thënë të vizitojnë Shqipërinë e lirë ti vendosim një agjentë nga pas. Vepron aty ku ka info, aty ku ka info ka dhe ndjekje e në veprim të çdo reagimi”, tha Çuçi./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme