Një ish-spiun rus dhe vajza e tij u helmuan nga një kimikat që është pjesë e një grupi përbërësish agjentësh nervorë të njohur si “Novichok”, tha kryeministrja britanike Theresa May..
Sergei Skripas dhe vajza e tij Yulia kanë mbetur të sëmurë rëndë pasi tentuan t’i vrisnin në Salisbury më 4 mars 2018.
Kimikati u zbulua nga ekspertët e mbrojtjes dhe shkencës në labarotaroin e Porton Doën.
Por çfarë dihet për këtë agjent nervor ushtarak?
Ata janë prodhuar në Bashkimin Sovietik. Emri “Novichok” do të thotë “i sapoardhur” në rusisht dhe përfshihet tek një grup agjentësh të avancuar nervorë të prodhuar në vitet 1970 dhe 1980. Ata njiheshin si armë kimike e gjeneratës së katërt dhe u zhvilluan nën programin sovietik të koduar si Foliant.
Në vitin 1999, zyrtarë të Mbrojtjes nga SHBA shkuan në Uzbekistan për të ndihmuar në pastrimin dhe çkontaminimin e Novichok. Sipas një zyrtari të Mbrojtjes, sovietikët e përdorën uzinën për për të prodhuar dhe testuar sasi të vogla të Novichok. Këta agjentë nervorë ishin krijuar për të mos u zbuluar nga inspektorët ndërkombëtarë.
Çfarë janë agjentët enrvorë dhe çfarë shkaktojnë ata?
Ata janë më toksikë sesa agjentët e tjera. Një nga grupet e kimikateve të njohur si Novichok-A-230mësohet të jetë 5-8 herë më toksik sesa agjenti nervor VX.
“Këta agjentë nervorë janë më shumë të rrezikshëm dhe më të sofistikuar sesa sarin apo VX dhe është vështirë për t’i zbuluar,”tha profesor Gary Stephen, një ekspert i farmakologjisë në Universiteti e Reading.
Agjenti VX ishte kimikati i përdorur për të vrarë vëllanë e Kim Jong-un vitin e kaluar sipas SHBA. Një numër variantesh të A-230 janë prodhuar dhe një prej tyre është miratuar për përdorim nga ushtria ruse si armë kimine