SPOGJ: Paga minimale nuk është rritur, vetëm është rregulluar

Gazetar: Angel Dimovski

Për herë të parë që nga vendosja e pagës minimale në vitin 2012, vendimet merren pa punëtorët, thotë Tërpe Deanoski, kryetar i SPOGJ-it, pasi Qeveria në seancën e fundit mori vendim për korrigjim të pagës minimale për 1800 denarë. Deanoski thotë se nuk tërhiqen nga kërkesa për pagë minimale prej 500 euro.

“Jo, 2200 nuk është e saktë, 1800 është e saktë, nuk e di pse kryeministri tha se është vendosur pa Këshillin ekonomik social të diskutohet për pagën minimale pa vendosur punëtorët, punëdhënësit dhe qeveria, kjo është hera e parë që po ndodh. Për herë të parë, siç thashë, ne nuk jemi përfaqësues, e përmendi qeveria edhe kryeministri, derisa nuk kemi përfaqësim s’mund të marrim pjesë, duket se Qeverisë aq mirë po i shkon, saqë mund të merr vendim pa sindikatat dhe punëtorët, për fat të keq”, deklaroi Tërpe Deanoski – SPOGJ.

Zëvendësministri i Ekonomisë, Marjan Risteski theksoi se vendimi i qeverisë është legjitim.
“Ne si Qeveri kemi obligim vetëm të respektojmë ligjin për pagën minimale, i cili duhet të fillojë të zbatohet muajin e ardhshëm. Ka kohë të mjaftueshme, ka hapësirë të mjaftueshme që institucionet ta llogarisin rritjen, ta kalkulojnë atë në pagën minimale, e cila ligjërisht është 2200 denarë”, tha Marjan Risteski – Zëvendësministër i Ekonomisë.

Paga minimale nga 1 prilli do të jetë 24.400 denarë. Sindikatat njoftuan kohë më parë se përderisa nuk ka përgjigje për kërkesën e tyre për pagë minimale prej 500 eurosh, nuk përjashtojnë mundësinë e grevës së përgjithshme dhe bllokadave. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme