Për Daçiqin, partia e Jovanoviqit thotë se lideri socialist është “nacionalist i etur për konflikte”, transmeton lajmi.net.
Duke reaguar në njoftimin e SPS-it dhe deklaratën e Daçiqit, ku thuhet se Serbia gjatë kohës së pjesëmarrjes së socialistëve në qeveri, kanë avancuar negociatat drejt BE-së, LDP thekson se ideja e mbështetjes evropiane asnjëherë nuk ka qenë më e ulët në Serbi dhe se kjo është rezultat i politikës në të cilën “paradite hapen kapitujt, kurse pasdite luftohet me fqinjët dhe kërkohet politika e bazuar në Rusinë dhe interesat e saj”.
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia do të luajë një rol konstruktiv në zgjidhjen e problemeve në rajon, por të mund të jenë në gjendje që të votojnë kundër interesave të vendeve fqinje që nuk e mbështesin Serbinë në çështje të saj të rëndësishme të tilla si “njohja e Kosovës dhe anëtarësimi i saj në UNESCO”.
Në një intervistë për agjencinë serbë të lajmeve “Beta” ai ka thënë se kjo nuk është hakmarrje, por politikë e reciprocitetit dhe se Serbia nuk do të lejojë askënd ta poshtërojë.
“Unë mezi pres që në organizatat ndërkombëtare të shfaqet një pozicion që është i rëndësishëm për Maqedoninë, Malin e Zi, dhe ne do të shohim se si Serbia do të vendos”, tha ministri i jashtëm serb.
Njohja dhe mbështetja e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, sipas Daçiqit i ngarkoi marrëdhëniet e Serbisë me fqinjët e saj, por kjo nuk do të thotë se Serbia do të duhet të ndërmerr masa bilaterale ndaj këtyre vendeve.
“Unë nuk them se tani ne do të duhet të ndërmarrim diçka ndaj Malit të Zi, Maqedonisë apo Kroacisë ose cilido vendi tjetër, unë jam duke folur vetëm për qëndrimin tonë ndaj kërkesave të tyre kur ata do të jenë në rend dite, andaj kjo gjë nuk ka të bëjë asgjë me marrëdhëniet tona bilaterale”, shtoi ai. /Lajmi.net/