Sqarohet zgjedhja e Jabllanoviqit në krye të Listës Serbe

Sot  është raportuar se Aleksandër Jabllonoviq është rizgjedhur kryetar i Listës Serbe duke kryer të gjitha procedurat e nevojshme në KQZ.

Mirëpo, anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga LDK, Sami Hamit i tha lajmi.net se Jabllanoviqi e kishte autorizuar Slavko Simiqin përkohësisht në detyrën paraprake.

“Jo Jabllanoviq nuk është zgjedh, por ai është iniciator, pasi grupi iniciues e kanë regjistruar Listën Serpska, e cila nuk është parti politike por është iniciative qytetare. Pra ata regjistrohen vetën një herë dhe nuk i nënshtrohen rregullave sikur partitë politike, pasi është iniciativë qytetare”, ka thënë Hamiti.

Ai deklarohet se Jabllanoviqi autorizimin ndaj Simiqi e ka tërhequr në KQZ dhe e ka vendosur prapë vetën.

“Jabllanoviqi, është iniciuesi dhe regjistruesi i parë në Komisionin Qendrorë Zgjedhor. Ai të drejtën që e kishte, i ka bartur dikujt tjetre si autorizim dhe atë autorizim e ka tërhequr në KQZ dhe e kanë tërhequr prapë”, e sqaroi rastin Hamiti.

Anëtari i LDK-së në KQZ, ritheksoi se “Jabllanoviqi vetëm e ka autorizuar për një kohë të përkohshme dikë tjetër dhe në ndërkohë është kthyer dhe e ka tërhequr autorizimin dhe është vendos prapë ai”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme