Stafi mjekësor nuk ishte aty, qytetarja ia shpëton jetën një gruaje në Pishinën e Gërmisë

Një grua për pak sa nuk ka humbur jetën gjatë ditës së sotme në Pishinën e Gërmisë në Prishtinë.

Kjo për shkak se ajo ka pasur sulm epileptik, ndërsa sipas dëshmitarëve stafi mjekësor nuk ka qenë fare prezent në pishinë.

Për fatin e mirë të gruas në fjalë, në pishinë ka rastisur të jetë një infermiere e përgjithshme, Oniksa Aliu, e cila menjëherë i ka ofruar ndihmën e parë.

“Gruaja në fjalë ka pasur një sulm epileptik dhe për fat të keq ndihma e shpejtë nuk ishte në pishinë, pra nuk kishte staf mjekësor. Unë pa ndonjë dijeni se çfarë po ndodh, rastësisht e kam parë se janë mbledhur disa qytetarë dhe më ra në sy ajo. Menjëherë i kam ofruar ndihmën e parë deri sa është kthjellur gruaja në fjalë, e cila ka qenë shurdhmemece. Informatën e kemi marrë nga një familjare e saj, e cila ka qenë e moshës nën 18-vjeçare dhe nuk dinte si të vepronte”, ka thënë Aliu për lajmi.net.

Ajo ka thënë se gruan e ka gjetur të shtrirë në tokë dhe ka intervenuar menjëherë për t’ia shpëtuar jetën.

“Kur jam afruar, gruaja ka qenë e shtrirë në krah, e që është e rrezikshme dhe zakonisht në këto lloj sulmesh ju rrotullohet edhe gjuha. Pasi që nuk kisha ndonjë mjet të fortë me vete, ia kam nxjerrë gjuhën me dorë ku edhe më ka kafshuar pa vetëdije. Pas këtij veprimi, rrugët e frymëmarrjes ishin shumë më të lehta, pulsin e kishte në rregull dhe pas pak filloj të kthjellej, përveç se kishte gjakderdhje për shkak se e kishte kafshuar me forcë të madhe edhe gjuhën e saj”, ka thënë Aliu.

Qytetarja ka bërë të ditur se pasi që personi në fjalë është vetëdijësuar, ka arritur edhe ndihma e shpejtë, të cilët kanë reaguar përmes vijës venoze dhe e kanë dërguar në shtëpi për trajtim me terapi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme