Në Stamboll të Turqisë po mbahet Panairi i 38-të Ndërkombëtar i Librit. Në këtë panair marrin pjesë mbi 800 shtëpi botuese nga Turqia dhe vende të ndryshme të botës, merr pjesë edhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë (SHBSH) nga Maqedonia e Veriut.
Aktiviteti i organizuar në Qendrën e panaireve TÜYAP në Stamboll, nga ana e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë (SHBSH) me qendër në Shkup, u mbështet nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut.
“Republika e Maqedonisë së Veriut, posaçërisht botuesit shqiptarë mund të lavdërohen se shumë vepra turke, nga emra shumë të rëndësishme i kanë përkthyer në gjuhën shqipe. Ashtu që libri ta marrë edhe atë kuptimin e vetë që të jetë udhë mes popujve, t’i bashkojë gjithashtu. Mundohemi që librat prej gjuhës shqipe ose maqedonase të jenë prezent për publikun turk përkthyer në gjuhën e tyre”, deklaroi Hysni Ismaili, ministër i kulturës.
Ndërsa kryetari i SHBSH Abdulmexhit Saiti, në fjalimin e tij theksoi se në panairin në fjalë kanë sjellë një numër të konsiderueshëm të titujve të shkrimtarëve turq të përkthyera në gjuhën shqipe dhe jo vetëm./AA/