Se cilat statistika shfrytëzohen kur bëhen politikat demografike, Ministri i punës sociale nuk ka përgjigje konkrete. Thotë se institucioni i tij bazohet edhe në statistikat e regjistrimit të vitit 2002, edhe në ata të vitit 2021.
“Është pyetje politike por megjithatë jemi ministri që përfaqëson sektorin më të ndjeshëm të popullatës tonë. Marrim parasysh të dy llojet e statistikave dhe fundja merremi me çështje sociale mbi bazën e statistikave të të gjithë atyre të dhënave që kemi në ministrinë tonë”, deklaroi Fatmir Limani, Ministër i Politikës Sociale. /Alsat.mk