Stavileci akuzon Ahmetin për korrupsion

Blerand Stavileci në Rubikon të KTV-së ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti se është i korruptuar. Ai ka thënë se kanë argumente për dhënien selektive të lejeve ndërtimore.

“Në të njëjtin vend ka përzgjedhje selektive, dikujt i jepet, dikujt jo, këtu kemi të bëjmë me rritje të korrupsionit”, ka thënë ai.

Stavileci ka thënë se po të bënin punë të mirë, do t’ua zgjaste dorën mirëpo sipas tij, nuk ka se kujt t’ia zgjas dorën.

Ai ka akuzuar udhëheqësinë e Prishtinës për shkatërrimin e kryeqytetit duke i shfrytëzuar ato para për pagesë siç thotë ai “mercenarësh”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme