Stephen Hawking: Nuk ka parajsë dhe jetë pas vdekjes, kjo është një përrallë

Në nje intervistë ekskluzive për Guardian të para 8 viteve, fizikani gjenial ndau mendimet e tij mbi vdekjen, Teorinë – M, qëllimin njerëzor dhe shnaset tona për ekzistencë. Ai vdiq sot në moshën 76 vjeçare, por çfarë thoshte për jetën pas vdekjes, parajsën dhe të tjera. 


“Parajsa, jeta pas vdekjes, janë “përralla” për njerëzit të cilët kanë frikë nga vdekja”, ka thënë Stephen Hawking.

Shkencëtari më i shquar i Britanisë tha se nuk ka asgjë përtej, që nga momenti kur për herë të fundit punon truri.

Hawking, i cili u diagnostikua me sëmundje neurone motorike në moshën 21 vjeç, ka ndarë mendimet e tij mbi vdekjen, qëllimin njerëzor dhe ekzistencën tonë në një intervistë ekskluzive me Guardianin të cilën e kishte realizuar para 8 viteve.

“Kam jetuar me prespektivën e një vdekje të hershme për 49 vitet e fundit, nuk kam frikë nga vdekja, por as nuk shpejtoj që të vdes, kam shumë gjëra të cilat dua t’i bëj para se të vdes”, ka thën ai.

“Unë e konsideroj trurin si një kompjuter, i cili do të ndalojë punën kur komponentët e tij do të dështojnë. Nuk ka parajsë apo jetë pas vdekjes për kompjuterët të cilët janë prishur dhe nuk punojnë më, kjo është një përrallë për njerëzit që kanë frikë errësirën”, ka shtuar ai.

Komentet e fundit të Hawking shkojnë përtej asaj që i kishte paraqitur në librin e tij të botuar në vitin 2010, “The Grand Design:, në të cilën ai pohoi se nuk ka nëvoj për nëj krijues që të shpjegoj ekzistecën e universit.

Ky libër provokoi një masë të madhe të udhëheqësve fetaarë, ku zgjoi edhe një reagim të ashpër, duke përfshirë këtu edhe rabunin kryesorë, Lord Sacks, i cili e akuzoi Haëking për bërjen e një gabimi elemntar të logjikës.

Fizikanti 76 vjeçar u sëmur rëndë pas një turneu leksionesh në SHBA në vitin 2009, ku u dërgua menjëherë në spitalin Addenbrookes, ku pasuar shqetësime të renda për shëndetin e tij. Që ateherë u kthye në departamentin e tin në Cambridge si drejtor i hulumtimit.

Vërejtjet e fizikanit nxjerrin një vijë të qartë ndërmjet përdorimit të Perëndisë si një metaforë dhe besimit tek një krijues i vetëdijshëm, duart e të cilit drejtojnë veprimet e kozmosit.

Në librin e tij “A Brief History of Time”, i cili është shitur në më së shumti kopje, Hawking tërhoqi pajisjen aq të dashur të Einstein, kur ai përshkroi atë që do të thotë që shkencëtarët të zhvillojnë një “teori të gjithçkaje” – një grup ekuacionesh që përshkruajnë çdo grimcë dhe forcë në të gjithë universin. “Do të ishte triumfi i fundit i arsyes njerëzore – sepse atëherë duhet ta dimë mendjen e Perëndisë,” shkroi ai.

Libri arriti të shitej në 9 milion kopje. Një nga arritjet e tij më të mëdha në fizikë është një teori që përshkruan se si vrimat e zeza lëshojnë rrezatim.

Në këtë intervistë, Hawking hodhi poshtë nocionin e jetës pas vdekje dhe theksoi nevojën për të përmbushur potencialin tonë në Tokë duke e shfrytëzuar për të mirë jetën tonë.

Në një pyetje se si duhet të jetojmë, ai u përgjigjë thjeshtë duke thënë: “Duhet të kërkojmë vlerën më të madhë të veprimit tonë.”

Hawking gjithashtu sugjeroi se me instrumentet moderne të bazuara në hapsirë, siç është misioni “European Space Agency’s Planck”, mund të jetë e mundurtë vërehen shenjat e gishtave të lashta në dritën e mbetur nga momentet më të hershme të universit dhe të studiojmë se si erdhi vendi ynë në këtë hapsirë.

Ani foli edhe për Teorinë- M, një korrnizë e gjatë amtematikore e cila përfshin teorinë e vargut, e cila konsiderohet nga shumë fizikantë si shpresa më e mirë e zhvillimit të një teori të gjithçkaje.

Teoria-M kërkon një univers me 11 dimensione, duke përfshirë një dimension të kohës dhe tre dimensionet e njohura hapsinore. Ndërsa pjesët tjara janë aq të vogla sa që në nuk mund ti’i shohim.

Një mundësi e parashikuar nga Teoria-M është supersymmetria, një ide që thotë se grimcar fundamentale kanë binjakë të panjohur, me emra kurioz si të selectron-eve dhe squark- ve.

Konfirmimi i supersymmetrisë do të ishte një e shtënë në krah për Teorisë-M dhe do të ndihmonte fizikantët të shpjegonin se si çdo forcë në punë në univers u ngrit nga një super fuqi në agimin e kohës.

Një tjetër zbulim i mundshëm në LHC, ai i bosonit Higgs, i cili është menduar të japë masë për grimcat elementare, mund të jetë më pak i mirëpritur nga Hawking, i cili ka një bast të gjatë se njësia e kërkuar gjatë nuk do të gjendet kurrë në laborator.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme