Stërvitje urgjente e ushtrisë së Serbisë

Më urdhër të ministrit serb të Mbrojtjes dhe me vendim të presidentit të Serbisë të hënën ka nisur kontrolli i aftësive operacionale të njësive të Ushtrisë së Serbisë.

Bëhet fjalë për mbikëqyrjen inspektuese të jashtëzakonshme, e paparalajmëruar dhe inspektim në terren të aftësive operacionale të një pjese të forcave për reagim emergjent, i cili do të realizohet më 9 mars në shumë lokacione në Serbisë, transmeton lajmi.net, lajmin e publikuar nga portali serb “Kurir”.

Kontrolli i aftësive operacionale ka filluar me dhënien e alarmit nga Qendra Operative të sistemit qendror të Mbrojtjes, ku kanë marrë pjesë ministri serb i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq dhe shefi Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjeneral Lubisha Dikoviq.

Në kuadër të aktiviteteve ushtruese do të realizohen marshe të kombinuara të njësive, gjuajtje luftarake dhe zgjidhje të situatave të supozuara luftarake me veprime speciale efektive.

Nuk dihet nëse ky urdhër vjne pas paralajmërimit të Kosovës për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme