Stojanoviq: Kthehemi në institucione pas krijimit të Bashkësisë serbe

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Branimi Stojanoviq, ka përsëritur kërkesën për kijrimin e Bashkësisë së komunave serbe (BKS), si kusht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Serbët u kënë thënë të gjithë përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare se shqiptarët nuk janë të interesuar në problemet tona, ka thënë Stojaniviq për RTS, raporton B92.

Gjatë paraqitjes së tij në RTS, Stojanoviq tha se shqiptarët e Kosovës nuk duan që të zbatojnë atë që është rënë dakord në Bruksel në lidhje me formimin e BKS.

“Ne duam që më në fund të vijmë në situatën që të zbatojmë marrëveshjen”, vuri në dukje zëvëndëskryeministri në Qeverisë së Kosovës, duke shtuar se për BKS do të flasë me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, e cila këtë javë do të vizitojë Prishtinën.

Stojanoviq ka thënë se serbët do tu tregojnë të gjithë përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare se shqiptarët nuk janë të interesuar në problemet e serbëve dhe duan që të shmangin përmbushjen e detyrimeve të tyre.

Megjithatë, konsideron Stojanoviq, edhe për një sjellje të tillë ka një kufi.

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse ekzistojnë kushtet për kthimin e përfaqësuesve serbë në institucionet e Kosovës, Stojanovic tha se kjo nuk varet nga serbët por nga shqiptarët.

“Kërkesa kryesore është që të fillojë formimi i BKS, e pastaj të kthehemi në institucione. Që të qëndrojmë në atë që është rënë dakord në Bruksel”, tha zëvendësministri i Kosovës.

Sipas tij, prania e serbëve në institucionet e Kosovës ekziston në mënyrë që të ndryshojnë kushtet themelore të jetës për serbët./GazetaExpress/.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme