Zëvendëskryeministri serb në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq ka thënë se veprimet e mëtejshme të serbëve varen nga diskutimet që pasojnë në ditët e ardhshme në Bruksel.
Duke deklaruar se atmosfera në Kosovë është më shumë se e vështirë dhe se kjo duket si atmosferë e marsit të vitit 2004, Stojanoviq për RTS ka thënë se në këtë moment më e rëndësishme është për të qetësuar situatën dhe tensionet, transmeton Klan Kosova.