Stoltenberg: Marrëveshja me Greqinë është rruga e vetme e Maqedonisë drejt NATO-s dhe bashkësisë ndërkombëtare

Në prag të fillimit të takimit të ministrave të mbrojtjes të anëtareve të NATO-s, sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, porositi edhe një herë se Marrëveshja me Greqinë është rruga e vetme për hyrje në këtë dhe në organizata të tjera, por se vendi në mënyrë sovrane duhet të vendosë nëse dhe si do ta bëjë këtë, përmes Kuvendit apo zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk ka rrugë alternative për hyrje në NATO pa zgjidhje të përbashkët të dakorduar me Greqinë. Pikërisht për shkak të kësaj e përshëndeta Marrëveshjen me Greqinë de plotësisht e mbështes implementimin e saj”, tha Stoltenberg.

Ai theksoi se kompromisi me Greqinë dhe hyrja në NATO do të jetë përparësi e madhe për Maqedoninë dhe për rajonin.

“Do ta pranojmë vendin si anëtarja e 30-të, por marrëveshja për emrin patjetër të implementohet”, thotë Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm përkujtoi në përfitimet që i ka sjellë anëtarësimi i Malin e Zi në NATO.

“Fakti që Mali i Zi u bë anëtare ishte mirë për të dhe për stabilitetin e rajonit, por gjithashtu krijoi bazë për më shumë, investime dhe prosperitet ekonomik, pasi Mali i Zi u anëtarësua, dyfish janë më të mëdha investimet nga aleatët në këtë vend dhe shpresoj se mundemi ta shohim zhvillimin e njëjtë në IJRM, nëse kalon marrëveshja”, theksoi shefi i Aleancës.

Ai megjithatë, refuzoi të përgjigjet në pyetjen për përzierje të mundshme ruse në proceset politike në Maqedoni.

Burime të larta diplomatike në NATO tregojnë në atë se “nëse Rusia me të vërtetë angazhohet për stabilitet të vendit ajo do ta mbështeste referendumin”./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme