Strategjia e Gecajt, nënshkroi 40 marrëveshje për dy ditë e vazhdon t’i plasojë si punë të reja

Janë dhjetëra marrëveshje për subvencione dhe investime kapitale, që zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj i ka nënshkruar me komunat dhe OJQ-të.

Vënia e firmave dhe shtrëngimi i duarve me zyrtarët e komunave dhe OJQ-ve, u bënë në dy ditë të vetme në mes të muajit prill, thonë burime të KTV-së.

Por edhe pas 1 muaji, postat elektronike të mediave, vazhdojnë të bombardohen nga komunikatat e ministrisë për gjoja nënshkrimin e marrëveshjeve të reja.

Kjo dëshmohet edhe në këtë thirrje drejtuar njërës nga OJQ-të, që ka datën 18 prill, por që lajmi për të u publikua në javën e parë të majit.

KTV-ja ka kërkuar sqarim nga Ministria e Pushtetit Lokal se kur në të vërtetë u nënshkruan këto marrëveshje.

Por përgjigjet e ministrisë kanë qenë të përgjithësuara. Bazuar në atë që thotë Ministria, zëvendësministri Gecaj ka vazhduar të nënshkruajë marrëveshje edhe pasi ra qeveria me mocion mosbesimi.

Burime nga kjo ministri i kanë thënë KTV-së që vetë zv.ministri Gecaj kishte insistuar që marrëveshjet e nënshkruar në dy ditë të prezantohen në publik një nga një, në mënyrë që të mbeten aktivë në media.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme