Struga me vetëm dy ciceronë turistik të licencuar

Gazetar: Miki Trajkovski

Nuk ka kush t’u tregojë turistëve të huaj për bukuritë natyrore dhe kulturore të Strugës. Qendra e dytë turistike më e madhe në vend, pothuajse nuk ka ciceronë turistik, pra numri i tyre është vetëm dy, ndryshe nga Ohri fqinj, ku ka një hiperprodhim të këtij lloj stafi. Në nivel shtetëror, ky numër është më shumë se 1000, por 99% janë nga Shkupi dhe Ohri.

“Ka kërkesa të shtuara për ciceronë në rajon dhe kjo do të thotë se ata do kenë më shumë të ardhura, veçanërisht ata që dinë gjuhë ku ciceronët janë deficitar. Por në Strugë si duket nuk shohin interes për diçka që mund t’u sjellë përfitime financiare”, tha Ana Jançeva-menaxhere hoteli në Strugë.

Për ata që punojnë në këtë veprimtari, shpesh herë kjo për ta është punë e dytë. Ata fillimisht punojnë si kamerierë, në recepsion në hotele apo diçka krejtësisht tjetër. Prandaj një pjesë e mirë e ciceronëve turistik në nivel shtetëror janë jocilësorë, thonë nga Shoqata e cicerënëve nga Ohri.

“Në kohën e duhur duhet të reduktohet numri i ciceronëve turistik pasiv, të cilët kanë të drejtë të orientojnë turistët në vendin tonë. Kjo mund të bëhet vetëm nëse ka disa ndryshime në dispozitat ligjore, nëse futet licencimi i ciceronëve turistik, nëse çdo vit ose të paktën çdo dy vjet kërkohet që të jenë aktiv dhe të kalojnë disa kurse shtesë, seminare, punëtori”, deklaroi Kliment Naumov – kryetar i shoqatës së ciceronëve turistik të Ohrit.

Ndërkohë, nëse diçka nuk ndryshon, Strugën edhe më tej do e mbulojnë ciceronët nga Ohri. Me të njëjtin problem ballafaqohet edhe liqeni ynë i tretë natyror, ai i Dojranit, ku edhe pse gjatë verës ka numër të madh vizitorësh, nuk ka ciceronë turistik të licencuar. Ngjashëm është edhe dhjetëra qytete të tjera në mbarë vendin./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme