Strugë, nga shpërthimi i bombolës lëndohet një grua

Gazetar: Miki Trajkovski

Prej vitesh disa qytetarë nga Struga u kërkonin institucioneve të reagojnë dhe të kujdesen për një grua që jeton e vetme në të njëjtin pallat me ta, por që grumbullon dhe ruan mbetje nga më të ndryshmet në banesë. Thonë se pasi ka stërmbushur banesën është zhvendosur në garazhin, apo bodrumin e pallatit ku ka futur gjithçka. Dy ditë më parë ka pasur zjarr i shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit. Gruaja ka pësuar djegie të rënda dhe është dërguar në spital.

“Ekipet e Komunës së Strugës për të dytën ditë mbledhin mbeturinat që 84-vjeçarja grumbullonte këtu vite me radhë në bodrumin ku banonte”, raporton Miki Trajkovski- gazetar

Banorët thonë se nëse institucionet do të kishin reaguar në kohë, aksidenti do të ishte shmangur.

“Kemi reaguar mbi 10 herë, kemi reaguar te institucionet, kemi dorëzuar kërkesa, por të gjithë e hedhin topin nga një institucion në tjetrin, sikur nuk kanë kompetencë për të zgjidhur problemin. Dhe ne u bllokuam në situatën, dhe në këtë rast”.

“Përveç që përhapej një erë e padurueshme, sidomos në verë, grumbulloheshin edhe shumë qen. Kur shkonim në punë, ndodhte që të sulmonin edhe njerëzit”.

“Shërbimet sociale nuk erdhën, nuk ishin aktive për t’u kujdesur për gruan dhe për të zgjidhur problemin. Gruaja nuk pëlqente kontakte, nuk donte të komunikonte me ne”.

Banorët thonë se kanë një problem të ngjashëm me një tjetër banore në ndërtesë, e cila gjithashtu mbledh lloj-lloj plehrash të cilat më pas i përdor për ngrohje. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme