Strugë, OJQ-të kërkojnë zgjidhjen e problemit me mbeturinat

Gazetar: Miki Trajkovski

11 organizata joqeveritare nga Struga, përmes një letre drejtuar autoriteteve lokale, kërkojnë që komuna të marrë masa të menjëhershme për zgjidhjen e problemit me deponitë. Mbeturina dhe mbetje ndërtimore po grumbullohen gjithnjë e më shumë në mënyrë të pakontrolluar në lokacione të ndryshme në të gjithë komunën, përgjatë të gjitha rrugëve hyrëse dhe atyre kryesore, nëpër fusha, buzë liqenit dhe lumit të Drinit të Zi.

“Ne presim që autoritetet komunale të gjejnë një mënyrë për t’u marrë me këto deponi, dhe sa më parë ti ndëshkojnë qytetarët e pandërgjegjshëm”, thonë nga Organizatat Joqeveritare.

Në letër shoqatat ekologjike, sportive dhe të tjera, i kujtojnë kryetarit të Strugës Ramiz Merko se struganët kanë të drejtën e një mjedisi të shëndetshëm.

“Mendojmë se është një turp i madh që si qytetarë lejuam që imazhi i parë i Strugës, ngado që të vini, të jenë deponitë ilegale. Komuna e Strugës ka mbi 60.000 banorë që paguajnë taksa dhe meritojnë një jetë cilësore“, thuhet në njoftimin e OJQ-ve.

Biologu Bekim Ziba thotë për Alsat se autoritetet komunale duhet të kujdesen shumë më tepër për këtë problem serioz.

Në Strugë nuk ka pothuajse asnjë cep ku nuk ka deponi ilegale. Nga inspektorati komunal thonë se deri më tani disa herë janë përpjekur ta zgjidhin këtë problem, por ndërgjegjja e qytetarëve është në nivel të ulët, kështu që deponitë gjithmonë janë shfaqur sërish. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme