Strukturat e LDK-së mbështesin Bulliqin, i dalin kundër Isa Mustafës!

Përplasjet e fundit ndërmjet liderit të LDK-së, dhe njëherësh kryeministrit të vendit, Isa Mustafa me deputetin Shpejtim Bulliqi, për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, kanë nxitur edhe reagimet e strukturave të kësaj partie.

Njëri nga delegatët e Kuvendit Qendror të LDK-së, dhe njëherësh kryetari i nëndegës së LDK-së në Prishtinë, Petrit Bicaj i ka dalë në mbrojtje publike deputetit Bulliqi, pas sulmeve që sot i bëri Isa Mustafa, raporton Gazeta Blic.

Bicaj u ka bërë thirrje edhe njerëzve tjerë në këtë parti që t’i dalin në mbrojtjes kauzës së drejtë për demarkacionin.

“Pergezime profesor Bulliqit dhe ekipit, per nje pune te susksesshme dhe madhore. Nje perkrahje publike edhe nga figurat tjera ne LDK, vetem se do i bente mire kauzes tone te drejte rreth çeshtjes se demarkacionit. Respekt”, ka shkruar ai në Facebook.

Në anën tjetër, deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi ka reaguar shumë ashpër pas deklaratave të Mustafës se kush nuk e voton Demarkacionin, nuk ka vend në LDK.

Rexhepi i ka thënë Gazetës Blic se askush nuk mund ta largojë atë nga partia, e as Isa Mustafa. Madje, sipas tij, Mustafa nuk ka kreditë të flas për këtë çështje.

“Unë që 27 vjet jam në LDK, kam 27 vjet që fitoj besimin e elektoratit. Unë kundërshtoj fuqishëm çdo deklaratë, pavarësisht a ështe e partisë apo e kujdo qoftë. S’ka nevojë me na qu selam përmes kërkujt. Secili duhet të shoh gabimet e veta, edhe ku janë premtimet që i kanë dhënë ne 2014, ku janë tash, secili duhet të jap llogari dhe askush s’mund të më largojë, pasi që jam që 27 vjet aty”, tha ai për Gazetën Blic.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme