Studentët e Mjekësisë protestë para Parlamentit: Duam zgjidhje, nuk pranojmë në internim!

Ashtu siç paralajmëruan, studentët e mjekësisë kanë nisur protestën e tyre para Parlamentit, ndërsa kundërshtojnë nismën e qeverisë për ligjin që i detyron ata që të punojnë deri në 5 vite në vend dhe më pas do të diplomohen.

Me megafon, studentët kanë bërë thirrje në kor, përmes disa vargjeve kundër qeverisë ‘Rama’.

“Parlamentit i bëjmë thirrje; ne studentët duam zgjidhje, nuk pranojmë në internim!

Koston e mban veç prindi im,

Mos u dehni nga marria,

lini të vendosë drejtësia!

Studentët e Mjekësisë protestë para Parlamentit: Duam

Nuk kam borxhe për të larë,

s’jam i ulët e as tradhtar

Nuk do të ngrihem për të ikur,

por për shpresën që na keni fikur!”, thuhet në vargjet që përsëritën disa herë në kor studentët e mjekësisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme