Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT) dhe përfaqësuesit e studentëve të Fakultetit të Edukimit, të Fakultetit të Arteve e të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sportit as dje nuk arritën marrëveshje lidhur me konkursin për bursistë. Ata paralajmëruan bojkot mësimor deri në një vendim tjetër të Ministrisë, shkruan sot gazeta Zëri.
Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë (MASHT) dje studentët ia zunë derën. Me pankarta në duar ata u nisën drejt këtij institucioni me një kërkesë të vetme – rishqyrtimin e konkursit për bursistë ose anulimin e tërësishëm të tij.
Studentët e Fakultetit të Edukimit, të Fakultetit të Arteve e të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sportit nuk u zmbrapsën nga kjo kërkesë deri në momentin kur ministri Shyqiri Bytyqi i ftoi në një takim me dyer të mbyllura, takim ky, i cili sipas përfaqësuesve të studentëve, përfundoi pa ndonjë rezultat pozitiv për ta.