Studentët protestë para Kuvendit: Boll luajtët me ne

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës edhe pas më shumë se tre muaj negociatash nuk po arrijnë të formojnë qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.

Dështimi për formimin e qeverisë së re nuk po shihet mirë as nga studentët e Universitetit të Prishtinës, një grup i të cilit kanë protestuar sot para objektit të  Kuvendit të Kosovës me moton ”Boll luajtët me këtë popull”.

Studentët kërkuan me këtë rast që partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit që t’i anashkalojnë interesat e tyre dhe të mendojnë edhe për qytetarët, duke formuar sa më shpejt institucionet e reja të vendit, për t’i dhënë fund ngërçit politik të krijuar tash e sa kohë.

Grupi i studentëve para objektit të Kuvendit u ndalua nga Policia e Kosovës, por kjo nuk i pengoi ata që të vazhdojnë protestën.

Bekim Ibishi, student në Fakultetin Filozofik, tha se Policia e Kosovës po e ndal aktivizmin studentor i cili tenton parandalimin e zbrazjes së Kosovës nga të rinjtë. Ai shtoi se Kosova po rrezikon që të përballet edhe një largim të mundshëm të të rinjve drejt vendeve tjera.

Në fund studentët vendosën edhe një mbishkrim “Boll luajtët me këtë popull”.

Studentët paralajmëruan se nuk do të ndalen dhe se do të vazhdojnë prapë me protesta të tilla.

Protesta e studentëve ka përfunduar e qetë dhe pa incidente./KP

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme