Protestën e tyre këtë të enjte studentët e zhvendosën përpara parlamentit.
Për rreth dy orë ata këmbëngulen për plotësimin e kërkesave të tyre. Në mbështetje të studentëve përpara parlamentit ishin dhe shumë qytetarë. Më shtyrjen e senancës plenare, studentët u larguan për të protestuar drejt Kryeministrisë. Ndërkohe që në të njëjtin moment një tjetër grup studentësh protestonin për të njëjtën çështje përpara Korpusit Universitar.