Disa studentë vullnetmirë kanë ndërmarrë një iniciativë humanitare.
Ata kanë qenë pjesë e një akademie dhe si detyrë praktike iu është caktuar të bëjnë diçka humanitare.
“Studentët kanë vendosur të shkojnë për fundjavë në Brezovicë për të shitur pije të ndryshme dhe të hollat e mbledhura t’i dhurojnë për fëmijët e SOS Fshatrave. Për dy ditë ata kanë mbledhur 1,160 euro”, ka thënë Kaltrina Aliqkaj, pjesëmarrëse e iniciativës, për “Express” të KTV-së.
Me këto të holla të mbledhura, nesër, e diele, fëmijët e SOS Fshatrave do të hanë një drekë në njërin nga restorantet e kryeqytetit ndërsa të hollat tjera do të shfrytëzohet për gjëra tjera të nevojshme.