Ai po ndiqte një program diplomimi në biznesin e turizmit në Majami në shkurt kur vizitoi një klub – Pas një debati me pronarët e dyqaneve, ai doli në rrugë, ku po e priste policia.
KUJDES, IMAZH I VËSHTRE
Një video e publikuar nga familja dhe avokatët e 25-vjeçarit italian Matteo Falcinelli ka shkaktuar tronditje në Itali.
Pas tensionit me pronarët e dyqanit, Falcinelli doli në rrugë, ku po e priste policia. I irrituar, siç raporton shtypi italian, ai i kërkoi policisë amerikane që të merrte masa për të rikuperuar celularët e tij, ku kishte edhe kodet e llogarisë bankare.
I riu është imobilizuar me kokën në asfalt dhe gjurin e një polici që i shtyp fytyrën, siç shkruan gazeta La Repubblica. Menjëherë më pas, një oficer i sigurisë së dyqanit i ka dorëzuar një punonjësi policie celularët e studentit italian.
Më pas 25-vjeçari italian është dërguar në komisariat, ku siç tregohet nga video e transmetuar nga disa media, është dhunuar rëndë. Policët e kanë imobilizuar sërish dhe me rrip i kanë vënë në pranga këmbët pas shpine. Ky abuzim zgjati trembëdhjetë minuta , ku i riu përsëriti se kërkonte vetëm respektimin e të drejtave të tij dhe qante nga dhimbjet e tmerrshme.
Falcinelli u gjykua për rezistencë ndaj autoritetit policor dhe aktualisht është jashtë burgut pasi pranoi të kryente shërbimin e komunitetit për një periudhë të shkurtër kohe.
Nëna e tij tregoi se djali i saj, pas kësaj eksperience traumatike, ka tentuar të vriste veten katër herë dhe se më në fund ka arritur të durojë falë forcës së tij mendore, edhe për faktin se në të kaluarën ka qenë sportist profesionist. Familja e Matteo Falcinelli ka bërë të ditur se synon t’i drejtohet drejtësisë, të rivendosë të vërtetën dhe me synimin për të dënuar të gjithë përgjegjësit.
© SYRI.net