Studimi i BE, Vasili: 20% të votave u blenë, mësim i hidhur për ndërkombëtarët

Kreu i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili përmes një postimi në facebook ka reaguar pas publikimit të studimit financiar të bërë nga Be për blerjen e votave në Shqipëri.
Vasili shkruan në një postim në ‘facebook’ se blerja e votave i shkatërroi zgjedhjet në 25 qershor dhe se ky studim është një turp për kryeministrin dhe mësim i hidhur për disa ndërkombëtarë që zgjedhjet i vlerësuan si pozitive.

“Studimi i BE: 20% te votave u blene. Çfare turpi per Kryeministrin; por edhe mesim i hidhur per nderkombetaret ne Tirane qe i vleresuan.

Blerja e votave i shkaterroi zgjedhjet ne 25 qershor.

Studimi i BE qe provon se te pakten 20% e votave u blene.

Kjo eshte nje damke e zeze turpi per kryeministrin dhe per deklaratat e pacipa te tij se zgjedhjet ishin normale.

Ky kryeminister eshte as me shume dhe as me pak se sa nje bleres ordiner votash dhe rrenues i demokracise dhe imazhit te vendit.Cdo ore e tij ne pushtet eshte ore e fituar per pushtetin trafikanteve dhe krimineleve qe i paguan votat e kryeministrit.

Studimi i BE per shitblerjen e votes ne Shqiperi eshte nje mesim i hidhur edhe per ata nderkombetare,qe u ekzaltuan dhe vleresuan si pozitive zgjedhjet e turpshme te 25 qershorit.”,-shkruan Vasili./Dritare.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme