Sakte.net / e Premte 23 Shtator / 14:33
Edhe pse heqja e dhëmbit të pjekurisë është gjë mjaft e zakonshme, ende nuk ka studime të cilat tregojnë për përfitimet shëndetësore që i sjell kjo procedurë.
Dhëmballa e tretë, apo i ashtuquajturi dhëmb i pjekurisë, zakonisht shfaqen komplet apo pjesërisht mes moshës 17 dhe 26 vjet në hapësirë të kufizuar dhe shpeshherë bllokohet në dhëmballën e dytë.
Kjo gjë e shkakton ënjtjen, dëmtimin e rrënjës etj., dhe në këto raste ekspertët pajtohen se dhëmbi i pjekurisë duhet të hiqet.
Por, nëse nuk ka simptoma, është e paqartë se cilat janë përfitimet shëndetësore që i sjell heqja e tij, shkruajnë hulumtuesit në Cochrane Database of Systematic Reviews.
Heqja e këtij dhëmbi përmes ndërhyrjes kirurgjike kushton shumë dhe nuk është e nevojshme të hiqet nëse nuk keni simptoma të dhimbjes apo çfarëdo simptome tjetër.