Reshjet intensive të shiut dhe breshëri kanë përfshirë qarkun e Shkodrës. Në disa zona të qytetit ka prani uji si në zonën muzeale, në qendër, në Gjuhadol, në lagjen “Xhabije” dhe lagjen “Perash”, raporton abcnews.
Nga reshjet raportohet se është përmbytur edhe reparti i imazherisë në spitalin e Shkodrës. Ndërkohë mësohet se në Vaun e Dejës një banesë është goditur nga rrufeja. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Banesa është në pronësi të Can Markaj.