Një stuhi dhe reshje të dendura shiu janë regjistruar në Mekë të Arabisë Saudite, që është një dukuri shumë e rrallë në këtë zonë.
Në një moment, stuhia bëri bujë të vërtetë tek qytetarët në rrugë si dhe në oborrin e Qabes, faltores qendrore të Islamit.
Stuhia ishte aq e fortë sa që ka zhvendosur objekte dhe njerëz.
Disa pjesë të qytetit u përfshinë nga një përrua i fortë uji që mori me vete makinat. /tesheshi.com/