Dëme të shumta ka shkaktuar stuhia e një nate më parë në disa qytete të Maqedonisë së Veriut. Reshjet e shiut dhe erëra e forta pati në në Kumanovë, Kriva Pallankë, Dellçevë, Vinicë, Koçan dhe zonat përreth. Më kritike situata ishte në Komunën e Obleshevës, ku pas stuhisë u ndërpre furnizimi me energji elektrike ndërsa pati edhe vështirësi të shumta në komunikacion. Në Koçan qarkullimi u ndërprerë në dalje të qytetit në drejtim të Vinicës, pasi nga erërat e forta një pemë u rrëzua dhe bllokoi rrugën. Kriva Pallanka ka regjistruar sasinë më të madhe të reshjeve./Alsat.mk.
The post Stuhi të forta goditën vendin mbrëmë, dëme në disa qytete appeared first on Alsat.



