Shkupi po përgatitet për afrimin e stuhisë “Andrea” e cili pritet të sjellë reshje prej 50 deri 80 milimetra në metër katror, çka detyroi qendrën e krizave të mblidhet në një takim urgjent të drejtuar nga Dushko Veskovski, drejtori i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.
Në takim janë hedhur hapa për koordinimin e aktiviteteve dhe janë caktuar detyrimet mes ndërmarrjeve publike, brigadës së zjarrfikësve, shërbimeve inspektuese dhe komunat e tjera dhe institucionet shtetërore.
Përpara fillimit të stuhisë, thonë burime në kryeqytetin maqedonas, po kontrollohen pusetat dhe kanalet e drenimit, ndërsa banorët janë këshilluar të mos parkojnë poshtë pemëve, e po kështu, në rast rrufeje të mos qëndrojnë nën to apo në vende të hapura, shkruan TCh.
“Apelojmë për lëvizje me kujdes afër rrjedhave të ujit dhe kanaleve të thata, në pjesët e skajshme perëndimore, jugperëndim dhe veriperëndim, ku ekziston mundësi për derdhje lokale dhe paraqitje e mundshme e rrëshqitjeve të dheut dhe erozionit, veçanërisht në aksin rrugor Mavrovë-Dibër-Strugë. Krahas këtyre rajoneve, vëmendje të veçantë mundësi të shfaqen derdhje lokale duhet t’iu kushtohet grykave rreth malit Kozhuv dhe zonës Gjevgjeli-Vallandovë”, thotë Drejtoria.