Qyteti i Tiranës u përfshi nga një situatë me reshje të dendura shiu, breshër dhe erë të fortë pak pas mesdite, duke krijuar probleme në disa akse rrugore, ndërsa u dëmtuan edhe disa peme.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Velij reagoi lidhur me situatën e krijuar, duke thënë se stuhia e rrëmbyeshme la pasoja në disa akse rrugore, ndërsa bën të ditur se punonjësin e bashkisë janë në terren për të bërë evadimet.
“Stuhia e rrëmbyeshme la pasoja në disa akse rrugore! Skuadrat janë në terren për të bërë evadimet! Ju lutem kujdes në trafik gjer sa të jenë pastruar gjithë akset! Të gjitha pemët e dëmtuara do rimbillen!”, thuhet në reagimin e Veliajt.