Seanca e Parlamentit kroat u ndërpre për pak kohë të premten për shkak se uji hyri në dhomë, pasi Zagrebi u godit përsëri nga një stuhi e fortë.
“Mbyllni dritaren, uji është depërtuar”, tha kryetari i Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviç, duke urdhëruar një pushim 10-minutësh derisa shërbimet parlamentare të mbyllin dritaret e hapura.
Kuvendi po debaton për gjendjen e gjyqësorit në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga presidenti i Republikës, Zoran Milanoviq, shkruan HRT.
© SYRI.net