Subi Jakupi: Pres të konstatohet dorëheqja ime dhe e kolegëve të KSHZ-së nga Parlamenti

Subhi Jakupi tregon arsyetimin për dorëheqjen, ku edhe pret të konstatohet dorëheqja e tij dhe e kolegëve të vet nga Parlamenti.

“Unë dua t’iu tregoj se sot do të deponoj dorëheqjen time për shkaqe etike të jotransparencës për vendimin në lidhje me bonuset. Ne kemi sjellë edhe vendime të tjera, por ky ishte më alarmanti, ndoshta jo për fajin tim personal, por edhe për faj të udhëheqësisë. Do të jetë më e ndershme që edhe unë të bëj të njëjtën gjë”, ka thënë për mediat Subhi Jakupi . Ai shpjegoi edhe procedurën e zëvendësimit të tij dhe kolegëve tjerë për pushimin e mandati të KSHZ-së.

“Pasi të konstatohet dorëheqja jonë nga Parlamenti, prej asaj dite ne na hiqen mandatet. Parlamenti duhet të hapë konkurs të veçantë prej tetë ditësh, ku do të kenë të drejtë konkurrimi ata të cilët i plotësojnë kriteret e vendosura për postet përkatëse”, ka deklaruar Jakupi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme