Substancat narkotike tek të rinjtë, fenomen shqetësues

Gazetar: Avni Tahiri

Përdorimi dhe shitja e substancave narkotike nga të rinjtë është bërë fenomen shqetësues, shkruan Alsat.

Këto substanca të llojeve të ndryshme janë edhe më të qasshme për të rinjtë kur ata frekuentojnë klubet e natës dhe manifestimeve muzikore.

Vetëm nga disa kontrolle, në objekte hoteliere, në pika për piknik si dhe në një koncert gjatë një manifestimi muzikor në Shkup, njësiti policor për tregti ilegale të SPB Shkup tek një person me motoçikletë ka gjetur 13 pako me lëndë pluhuri të bardhë dhe në një qese nën sedilje i janë gjetur një numër më i madh i kartëmonedhave nga 50 euro dhe 1000 denarë. Gjatë kontrollit I.P.(42) nga Shkupi dhe A.K (20) janë privuar nga liria.

Qytetarët fenomenin e përdorimit dhe shitjes së substancave narkotike nga të rinjtë e shohin si shqetësues, ndërsa në të shumtën e rasteve thonë që edukimi familjar dhe arsyeja ekonomike është fajtori kryesor që të rinjtë zgjedhin këtë rrugë të gabuar.

“Fillimisht duhet në shkollë duhet të edukohen pasi aty fillon gjithçka, edukata familjare ka rolin e rëndësishëm dhe më pas institucionet. Por shkolla dhe edukata familjarë janë faktori kryesor por mendoj se edhe predispozitat e sjellin edhe ana financiare që i dërgon në asi gjëra, sepse nuk kanë para dhe fillojnë që të shesin, rishesin dhe të bëjnë përvojat e tyre që të vinë në para, apo para të shpejta siç i quajnë ata”, tha një qytetar.

“Edukimi familjarë, në shkollë më shumë të ketë kujdes në anën e edukimit, të edukohen fëmijët, të jenë më të angazhuar në sport dhe aktivitete kulturore, pra tu largohet vëmendja nga ato dukuri”, u shpreh një qytetare.

“Shumë e qasshme dhe e shpërndarë për fat të keq, në vend të parë është e rëndësishme edukata familjare sepse është themeli i edukatës, arsimimi dhe sa më shumë të jetë e mundur të kenë më pak kohë të lirë, të jenë të përqendruar në aktivitete sportive, lexim librash, manifestimesh”, tha një qytetar.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se në ndalimin e tregtisë ilegale të drogës, SPB Shkup, përveç masave represive, ndërmerr edhe masa parandaluese përmes rritës së pranisë së ekipeve të patrullimit në lokacionet që njihen si vende grumbullimi për argëtim, patrullim në afërsi të shkollave fillore dhe të mesme, aktivitete edukative dhe informuese për dukuritë negative dhe pasojat e veseve, ngritjen e nivelit të njohurive dhe aftësive të te rinjve për të njohur saktë simptomat e dukurive negative dhe punëtori edukative me përfaqësues të OJQ-ve./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme