Sulm masiv në Kabul pranë ambasadave dhe pallatit presidencial, mbi 60 viktima

Një shpërthim i madh ka goditur lagjen diplomatike në Kabul gjatë mëngjesit të sotëm, duke vrarë dhe plagosur disa persona.Sulm masiv në Kabul pranë ambasadave dhe pallatit presidencial, mbi 60 viktima

 

Tym i madh është parë afër Ambasadës Gjermane, derisa dëshmitarët kanë thënë se rrugët kanë qenë të bllokuara dhe janë parë shumë persona të plagosur.

Dyshohet se sulmi është realizuar me anë të një makinë-bombë. Deri më tash askush nuk e ka marr përgjegjësinë për sulmin.

Grupi ekstremist “Shteti Islamik” ka qenë përgjegjës për sulmet e fundit në kryeqytetin afgan, duke përfshirë edhe një shpërthim të fuqishëm që synonte konvojin e armatosur të NATO-s që vrau të paktën tetë persona dhe plagosi shume të tjerë.

Provinca e Kabulit ka aktualisht numrin më të madh të viktimave në tre muajt e parë të vitit 2017, si shkak i sulmeve të shumta në qytet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme