Sulm me armë në Florida, 3 të vdekur dhe 5 të plagosur

Tre viktima dhe pesë të plagosur është bilanci i një sulmi me armë në një qendër joga brenda zonës tregtare të Tallahassee, në Florida.

Lajmi është bërë i ditur nga shefi i policisë  Michael DeLeo, që shpjegoi :-“ Shumë persona janë përpjekur që të shpëtojnë jo vetëm veten e tyre por edhe të tjerët”, duke theksuar edhe guximin e tyre.

Sipas asaj që raporton CNN autori i sulmit me armë ishte 40 vjeç dhe quhej  Scott Paul Beierl, i cili më pas vrau edhe veten. Mbetet ende i paqartë motivi që e çoi atë drejt planifikimit të kësaj masakre.  Më parë një zëdhënës i bashkisë lokale kishte thënë se episodi ishte i lidhur me një mosmarrëveshje familjare.

Departamenti i policisë së Tallahassee ka identifikuar emrat e dy viktimave si doktor Nancy Van Vessem, 61 vjeç dhe Maura Binkley, 21 vjeçe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme