Një sulm me koktej molotovi është ndërmarrë ndaj ambasadës së Turqisë në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë.
Në një deklaratë për gazetarët, Torben Madsen nga policia e Kopenhagës tha se policët patrullues incidentin e kanë vërejtur në orën 02:55.
Madsen theksoi se në zonë janë dërguar një numër i madh i ekipeve policore, duke shtuar se policët që kanë vërejtur incidentin janë fokusuar në fikjen e zjarrit në ndërtesë në vend të kapjes së personave që kanë ikur.
Ai tha se janë të mendimit që sulmin e kanë kryer katër persona duke hedhur katër koktej molotovi.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2088879764486198/
Madsen tha se në lidhje me incidentin është duke vijuar hetim, duke mos ndarë informata në lidhje me atë se kush mund të jenë agresorët.
Si pasojë e incidentit nuk ka pasur të vdekur ose të lënduar, megjithatë, ndërtesa e ambasadës ka pësuar dëme materiale.
Nga ambasada në fjalë ende nuk është bërë ndonjë deklaratë në lidhje me rastin, ndërkohë që policia ka marrë masa të rrepta të sigurisë para ndërtesës.