Në sulmin terrorist ndaj ekipit policor në afërsi të Universitetit Dicle, në Sur, të provincës turke Dijarbakir, jetën e ka humbur një polic dhe katër të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të fundit, mjeti shpërthyes artizanal, i cili më parë ishte vendosur në rrugë nga anëtarët e organizatës terroriste PKK, u aktivizua në kohën kur në këtë aks rrugor po kalonte automjeti i policisë.
Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Dicle.