Sulme ndaj gazetarëve në veri, në Zveçan sulmohet vetura e “Top Channel”, me të ishte edhe gazetari i “Euronews Albania”

Gjatë ditës së sotme në veri të Kosovës janë sulmuar gazetarët të cilët kanë raportuar drejtpërdrejt nga vendet ku po mbahen protestat. Një veturë e mediumit Top Channel është vandalizuar nga protestuesit në Zveçan. 

Me këtë veturë me të cilën po udhëtonin katër gazetarë të medieve të ndryshme, përfshirë korrespondenti i Euronews Albania, Kosovë Gjoci, është vandalizuar me sloganin nacionalist, si dhe me qëllimin që të mos mund ta ngasin më tej.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka njoftuar se po i përcjell me shqetësim zhvillimet në këto komuna, dhe u bën thirrje kolegëve gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe t’i respektojnë udhëzimet e zyrtarëve të Policisë së Kosovës për perimetrin e raportimit.

Po ashtu edhe kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha ka raportuar lidhur me sulmin ndaj gazetarëve.

“Vetura e Top Channel, me të cilën po udhëtonim bashkë me Leonita Bajrami Kosovë Gjoci dhe Valdrin Abazi u sulmua pak minuta pas parkimit, 20 metra nga KFOR-i polak, në Zveçan. Iu vendos ngjyrë dhe targat pas iu hoqën. Personat me maska lart vazhdimisht shajtën në drejtim tonin dhe në një rast na gjuajtën me shishe”, ka shkruar Rexha.

Po ashtu AGK ka njoftuar se ka pasur tentim sulmi edhe ndaj ekipit të Periskopit në Zveçan, ku dy persona të maskuar kanë tentuar të sulmojnë ekipin e Periskopit.

“Në një fotografi dërguar AGK-së, shihet se bluza e një kolegu është shqyer si shkak i tentimit të sulmit, nga i cili fatmirësisht nuk ka të lënduar”, thuhet në njoftim të AGK-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme