Sulmet e ankthit shkaktare të vrasjes makabër në Gjakovë. Ja çfarë deklarojnë mjekët

Pjetër Nrecaj është duke u trajtuar në klinikën e Psikiatrisë në Gjakovë.

“Ai është pranuar në gjendje të rëndë psikike pasi sot e ka kuptuar se ka vdekur edhe vajza e tij nëntë vjeçare”, ka konfirmuar për KTV-në drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në Gjakovë, Zef Komoni.

Sipas Komonit i dyshuari Nrecaj ka pasur sulme ankthi.

Nrecaj do të vazhdojë të trajtohet në këtë klinikë derisa Gjykatës i është dorëzuar udhëzimi që Nrecaj të dërgohet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.

Ditë më parë Nrecaj kishte vrarë në Brekoc të Gjakovës bashkëshorten e tij Valbona Marku-Nrecaj, dhe të bijën nëntë vjeçare.

Seanca dëgjimore ndaj tij sot ishte ndërprerë për shkak të keqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

KTV raporton se ai tani është dërguar për në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.

Nga pamjet e siguruar nga KTV shihet se ai ka të veshur një antiplumb.

Pjetër Nrecaj po trajtohet në psikiatri, merr vesh sot se ka vrarë edhe vajzën e tij

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme